Një konferencë e përbashkët u mbajt në ambjentet e Kryeministrisë ditën e sotme, mes Edi Ramës dhe Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.
Sassoli, shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në. Një pikë e fortë e Shqipërisë është legjislacioni mbi energjinë”, shprehet kreu i PE në fjalën e tij.
Nga ana tjetër, kryeministri i vendit shton se duhet ndryshim metodologjie, por pavarësisht se nuk u hapën negociatat puna vijon, dhe paketë “AntiKÇK” është provë e kësaj gjëje.
“Qëndrimi i Macron është ai që kam thënë disa herë, duan ndryshim metodologjie. Paketa ‘Anti-KÇK’, prova që pavarësisht se nuk u hapën negociatat, puna jonë vijon njësoj. Ne e meritonim hapjen e negociatave, por ‘Jo’ e dhënë, nuk ka lidhje me ne. Vijon pastrimi i pallatit të drejtësisë. Tani kemi mekanizmat e parë të Reformës në Drejtësi. Diskutimet e brendshme të BE-së nuk varen nga ne. Ne po përpiqemi të hyjmë në këtë familje,po vijojmë të bëjmë punën tonë. Asnjë vend nuk ka bërë më shumë se ne përpara se të çelte negociatat”, shprehet kryeministri Rama.
“Do të ishte mirë që metodologjia të ishte e qartë për të bërë detyrat. Shqipëria po bën një punë shumë të rëndësishme e të dobishme për vendin. Kemi vetëm një objektiv, të pajtohet hapësira gjeografike me atë politike”, shton më tej Sassoli.
Top Channel