Përfundon për 8 ditë/ Brenda spitalit ku do ‘luftohet’ kundër koronavirusit në Wuhan (Foto)
02/02/2020 20:47
Ditën e sotme ka përfunduar spitali i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi në zemër të qytetit ku lindi kjo sëmundje. Spitali nisi të ndërtohej vetëm 8 ditë më parë, ndërsa sot i është dhënë dora e fundit ku janë instaluar edhe pajisjet elektronike dhe mjekësore në të.
Ky spital ka rreth 1 mijë shtretër dhe pritet të pres të sëmurët në Wuhan. Ndërkohë pacientët e parë të prekur me koronavisrus do të fillojnë të paraqiten të hënën.
Spitali Huoshenshan, është një nga dy spitalet e dedikuara vetëm këtij virusi në kinë. Spitali ka një sipërfaqe prej 25,000 metrash katrorë.
Top Channel