Surprizat për Nora Istrefin nuk kanë fund, por Roberti ka diçka për t’i thënë…

01/02/2020 22:55

Këngëtarja tepër e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi ishte e ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar Marien, gjyshen heroinë.

Por edhe Nora nuk i shpëtoi surprizave që moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar për të. Nora Istrefi kohët e fundit ka publikuar hitin e rradhës të quajtur “Anna”, një këngë e cila ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale.

Nora që në fillim të emisionit rrëfeu se kënga nuk kishte lidhje me jetën e saj personale dhe se nuk kishte asnjë “Anna” që e kishte vënë në rrezik martesën me Robert Berishën. Surpriza e parë për Norën ishte një video në të cilën vajza e saj, Rene këndonte një pjesë të këngës “Anna”.

Surpriza e dytë ishte një video-mesazh nga ish-bashkëshorti i saj, artisti i njohur Robert Berisha i cili u shpreh: “Pavarësisht se kënga ime e fundit tregon se ajo nuk është më pjesë e rrugës time, dua të them publikisht që ti Nora dhe Rene do të jeni gjithmonë rruga e jetës sime!”.

Gjatë bisedës të zhvilluar në studio, Nora rrëfeu se me Robertin kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se kanë shumë rrespekt për njëri-tjetrin. Surpriza e fundit që e befasoi ishte nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Suzana Tahirsylaj e cila këndoi për herë të parë pas 17-vitesh. Nora rrëfeu se kjo ishte hera e parë që e dëgjonte nënën e saj të këndonte që pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

Në fund për herë të parë në një studio televizive Nora Istrefi performoi hitin e saj më të fundit, “Anna”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel