24/11 10:15
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka pushuar çështjen penale sa i takon sulmit të bërë vitin e shkuar ndaj deputetit Ralf Gjoni. Ky i fundit ngriti padi ndaj agresorit që i hodhi një bojë të kuqe mbi fytyrë dhe trup.
Çfarë ndodhi?
Në 2019-n, saktësisht më 21 mars, para se të shkonte në seancën plenare dhe të betohej për të marrë mandatin e deputetit, Ralf Gjoni u sulmua te dera e shtëpisë së tij .
Një person, pasi e thërriti “Ralfi” e spërkati me një shiringë me bojë të kuqe në fytyrë dhe trup. Asokohe Gjoni tha se një pjesë e mirë e bojës nuk i hiqej nga lëkura dhe se kishte djegie brenda syve. Po kështu u shpreh se prita dukej qarte që ishte e porositur nga lart.
Top Channel