Autoritetet në shtetin Arizona të Shteteve të Bashkuara, kanë arrestuar një person, nën akuzat për vrasjen e dy policëve irakianë teksa ai ishte lider i një grupi që kishte lidhje me al-Kaidën, njoftuan zyrtarët.

Zyra e Prokurorit në Feniks, përmes një deklarate tha se Ali Yousif Ahmed Al-Nouri, 42 vjeç, është i kërkuar në Irak nën akuzat për vrasjen e zyrtarëve policorë në Falluxha më 2006.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Iraku ka lëshuar një urdhërarrest për Nourin dhe se qeveria ka dërguar kërkesë për ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara.

Nouri u paraqit para një gjykate në Fenisk më 31 janar, në lidhje me procedurat për ekstradimin e tij në Irak.

Bagdadi thotë se Nouri, ishte lider i një grupi të lidhur me al-Kaidën në Falluxha, që kishte planifikuar operacione që kishin për cak policinë irakiane.

Në deklaratën e Zyrës së Prokurorit në Feniks nuk thuhet kur Nouri ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA