Për të nisur punën si Kryeministër, Albin Kurtit i duhen 61 vota të hënën në Kuvendin e Kosovës. Por cfarë ndodh nëse dështon votimi? A do të shkohet menjëherë në zgjedhje?
Me sa duket, jo. Kjo për shkak se sipas dokumentit themeltar të vendit, nëse Kurti nuk votohet si shef i ekzekutivit, do t’i jepet mundësia edhe një kandidati tjetër, qoftë nga Vetëvendosja fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, qoftë nga partitë e tjera.
Presidenti, sipas media vendavse, ka të drejtën dhe mund të dekretojë edhe ndonjë kandidat tjetër nga forcat politike apo koalicionet që garantojnë se nuk e çojnë vendin në zgjedhje. Kjo sipas Kushtetuës së Kosovës, ndodh brenda 10 ditësh. “Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga data e njoftimit të tyre”, thuhet në pikën 4 të nenit 95 të saj.
Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej që prej zgjedhjeve të tetorit dhe më shumë se një muaj nga momenti kur u votua kryetari i Kuvendit.
Krerët e VV-së dhe LDK-së i nderprenë këtë jave takimet dhe komunikimin e vetëm publik e kanë përmes shkëmbimit të dy letrave, të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës mbi krijimin e qeverisë.
Shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mbetet ndarja e pozicioneve shtetërore. Arritjen e ujdisë vazhdon ta mbajë të bllokuar posti i kryetarit të Kuvendit, të cilin Vetëvendosja nuk po bindet ta lëshojë.
Top Channel