Këtë të shtunë, në Pop Culture ka qenë i ftuar për herë të parë Mato Lale. Mato është një nga reperët më “in” të momentit, i cili numëron miliona klikime dhe jo vetëm. Boom-i i tij ishte pikërisht më këngën Tirona, por si ka filluar karriera e tij.
Në një intervistë me Kilda Hysenbegasin, reperi ka treguar se jo çdo gjë është e thjeshtë.
“Fillimet e Matos kanë nisur tek kjo lagjja këtu njëherë, në fillim ka nisur çdo gjë si lojë, nuk e mendoja kurrë që do e merrja kaq seriozisht. Por vërtetë kanë qenë disa freestyle ndryshe nga hip hop-i që u bënte në atë kohë dhe vazhdon të bëhet. Mbas kësaj ja kam marrë vërtetë seriozisht dhe çunat e mi më kanë inspiru shumë. Shkova në Elbasan në një studio asokohe, e dëgjuan atë që kisha shkruajtur. Ishte vërtetë e veçantë por ata më refuzuan. Pastaj ishte njohja me Noizyn, unë i gjeta numrin, i çova një video në Ëhats App dhe jam shumë falenderues dhe mirënjohës ndaj Noizyt dhe gjithë grupit OTR.”- ka thënë Mato.
Më tej ai është shprehur se ka marrë feedback shumë të madh nga njerëzit pasi shquhet për thjeshtësinë dhe origjinalitetin.
“Vijmë nga një mijë lekshi dhe…”ka thënë Mato, fjalinë të cilën e ka vazhduar Kilda duke thënë :”Shkojmë tek 100 mijë euro”.
Frazë kjo e cila është shoqëruar me të qeshura…
Top Channel