
25/02 09:55
Bayerni i Mynihut shënoi një tjetër fitore bindëse në kampionatin Gjerman të futbollit.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi në fushën e Mainzit me rezultatin 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve. Bayerni e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë pasi në këtë fraksion të lojës u shënuan të gjithë golat. Lewandowski i dha avantazhin skuadrës bavareze, gol që më pas u shoqërua nga ai i Mueller dhe i Thiago Alcantara.
Për Mainzin Juste shënoi golin e vetëm. fitore shënoi edhe Borussia Dortmund ndaj Union Berlin me rezultatin 5-0, ku shkëlqeu sërish talenti Haaland me 2 gola të shënuar.
Top Channel