Avioni i ri “Air Albania”/ 3 destinacionet e reja drejt Italisë

01/02/2020 16:50

“Air Albania” do të nisë në pranverë tre destinacione të reja drejt Italisë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili lajmëroi përmes Facebook se avioni i ri i flotës “Air Albania” mban emrin Naimi, kushtuar rilindasit shqiptar Naim Frashëri.

Sipas kryeministrit Edi Rama avioni i ri “Air Albania” do të prek qiellin me datë 29 mars më tre destinacione të reja drejt Italisë, Veronës, Bergamo dhe Pisa.

“Tani po ju them PAS NAIMIT VJEN FISHTA”, shkruan Rama në Facebook. Ai shton se nuk është harruar as avioni me emrin e Nolit, i cili është planifikuar për të fluturuar drejt SHBA.

Kompania që mban flamurin shqiptar tani kryen fluturimet nga Tirana në Stamboll dhe anasjelltas, si drejt Romës, Milanos dhe Bolonjes. Ndërsa në faqen e saj zyrtare “Air Albania” ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin fluturimet drejt Londrës. “Air Albani”, kompania ajrore ku aksioner është edhe shteti shqiptar nisi fluturimet zyrtare vitin që shkoi. Qeveria shpreson që operimi i “Air Albania” me çmime konkurruese të lehtësojë koston e biletave ajrore me destinacion Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA