Në datën 29 mars vjen dhe risia më e shumëpritur nga Air Albania: fluturime të reja drejt Italisë! Naimi, avioni më i ri i flotës cilësore Airbus dhe Boeing, i prodhuar në vitin 2016 do prekë qiejt dhe do shpjerë çdo shqiptar dhe të huaj drejt Veronës, Bergamos dhe Pisës!
Këto janë vetëm disa nga qytetet e shumta që Air Albania do sjellë më pranë Shqipërisë gjatë vitit 2020, duke i qëndruar gjithmonë besnikë motos: “Disa thonë që ka më shumë rëndësi udhëtimi. Disa thonë që ka më shumë rëndësi destinacioni” Ne themi që kanë të dyja!”.
Air Albania e ka nisur fluturimin e saj vetëm një vit më parë, dhe menjëherë është kthyer në zgjedhjen e parë të pasagjerëve që udhëtojnë prej apo drejt Shqipërisë, dhe arsyet nuk janë të pakta! Bileta që nisin nga 69€, bagazhe deri në 30KG pa pagesë ekstra si dhe ushqimi në bord i përfshirë në çmim!
Ndaj mund të themi me bindje që me Air Albania, udhëtimi sapo ka filluar!
Top Channel