Doloreza Musabelliu, është prokurorja e re dhe e 11 që i bashkohet skuadrës së SPAK, përfshi këtu edhe dy prokurorët e komanduar Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.

Musabelliu e ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

Ajo ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh.

Top Channel