Tirana në shërbim edhe të PAK dhe nënave me karroca, vendosen rampa në trotuarë
31/01/2020 11:27
Bashkia e Tiranës vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca.
Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e trotuareve në Bulevardin “Bajram Curri”, duke vendosur edhe rampat.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit.
Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.
Top Channel