Pa asnjë marrëveshje për koalicion me LDK-në, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të kërkojë nga Kuvendi të hënën më 3 shkurt votimin e Qeverisë së udhëhequr nga ai.
Sipas vendimit të kryesisë së Kuvendit, seanca plenare do të mbahet në orën 11.
Megjithëkëtë kryetari i legjislativit, Glauk Konjuca shprehet optimist se situata mund të ndryshoj deri të hënën.
Konjufca ka komentuar edhe kërkesën e LDK-së që ka lënë peng finalizimin e marrëveshjes.
Ndërsa presidenti, Hashim Thaçi ka kërkuar Qeveri stabile.
Pas vendimit për seancë, LDK-ja ka thirrur edhe njëherë mbledhje të kryesisë, për të rishqyrtuar qëndrimin e tyre.
Përveç me LDK-në, LVV-ja duhet të negocioj edhe me partitë e minoriteteve për përfshirjen e tyre në Qeveri sipas Kushtetutës.
Top Channel