Rekordet për Luana Vjollcën nuk kanë fund, mbi 500 aplikime në më pak se 24 orë në emisionin e ri!

31/01/2020 19:10

Rekordet nuk e kanë lënë “rehat” autoren dhe moderatoren Luana Vjollca, as në emisionin e ri që do të nisë së shpejti në Top Channel.

Mbi 500 persona kanë aplikuar në “Take Me Out Albania” në më pak se 24 orë.

Teksa i shpreh mirënjohjen publikut, Luana shkruan: “500 APLIKIME PER @takemeoutalbania NE ME PAK SE 24 ORE !!!!Faleminderit publiku im që besoni në çdo sipërmarrje timen. Nuk kam fjalë. Vazhdoni APLIKONI. Shihemi shumë shpejt, jeni arsyeja pse nuk ndalem”.

Për t’u bërë pjesë e “Take Me Out Albania”, ku jo vetëm do të gjeni princin e kaltër apo vajzën e ëndrrave, por dhe një aventurë televizive fantastike që do t’ju dhurojë famë e sukses, aplikoni në http://aplikime.top-channel.tv/takemeout/.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA