Armëpushimi SHBA-Iran, lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit dy anijet e para, u nisën nga portet iraniane 08/04 12:35
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në një takim ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe vetëm pak më pas qeveria ka kaluar me akt normativ paketa AntiKÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.
Me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” ai shkruan se takimi i mirëseardhjes së ambasadoren ka qenë me në fokus prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.
Kryeministri Rama në Twitter:
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”.
Top Channel