Partizani i shpërfytyruar, Luftëtari rivali ideal për të dalë nga kriza!

31/01/2020 11:55

3 humbje radhazi përfshirë dhe atë në Kupë ndaj Besëlidhjes duket sikur kanë shpërfytyruar tërësisht Partizanin, që jo vetëm humbi një epërsi që kishte me rivalët në krye po të marrësh në konsideratë dhe paraqitjet negative në 2019-ën por gjithashtu tashmë e gjen veten shumë poshtë në renditje.

Sigurisht që gara për titullin është ende aty por paraqitjet e të kuqve janë shqetësuese dhe sfida me Luftëtarin këtë fundjavë dhe pse në transfertë duket se vjen në momentin e duhur për ekipin e Sormanit. Ende pa një fitore që kur u rikthye në krye të stolit të Partizanit, me vetëm 1 gol të shënuar dhe 7 të pësuar, italiani nuk e kishte menduar se do ta niste në këtë mënyrë aventurën e tij por tanimë ekipi ka nevojë për një kthesë që mund të ngrejë disi moralin dhe Luftëtari të paktën në letër nuk është asnjë nga rivalët direkt dhe të paktën në këtë aspekt Partizani mund të shpresojë që më në fund të gjejë jo vetëm rezultatin pozitiv në një 2020 që nuk ka nisur siç duhet por dhe qetësinë për të zgjidhur një ngërç që duket se është dhe psikologjik.

Parë në këtë aspekt Luftëtari i një mijë e një problemeve mund të jetë rivali ideal, dhe pse nuk duhet nënvlerësuar pasi diçka më tepër e di Kukësi që u ndal në një barazim në Gjirokastër. Në total gjithashtu statistikat e 7 ndeshjeve të fundit flasin për gjirokastritët por dy takimet e fundit, kur në krye ishte Lerda u fituan nga Partizani dhe pse me një lojë jo bindëse, por tanimë ajo që ka më tepër vlerë është rezultati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA