Miratohet paketa anti-KÇK/ Në shënjestër pasuritë e krimit. Ligje specifike gjyqtarëve “KÇK”

31/01/2020 15:14

Pas paralajmërimit nga kryeministri Edi Rama, qeveria ka miratuar të ashtuquajturën paketa anti “KÇK”, e cila shënjestron pasuritë e krimit të organizuar, anëtarëve të bandave dhe zyrtarëve të korruptuar dhe gjyqtareve dhe prokuroreve gjithashtu .

“Anëtarët e dënuar për krim të organizuar edhe ata që janë akuzuar, por që falë drejtësisë së korruptuar kanë shpëtuar dhe lëvizin të lirë”, shprehet Balluku.

Ndryshimet ligjore e lënë barrën e provës për të justifikuar pasurinë, tek individët e akuzuar ose të dyshuar. Në rast se këto pasuri nuk justifikohen atëherë, shteti i sekuestron menjëherë.

“Të gjithë këta duhet të justifikojnë shtëpitë, llogaritë bankare, mjetet motorike dhe çdo pasuri tjetër”.

Por sekuestrimet nuk do të kufizohen vetëm tek individët e dyshuar, por edhe tek të afërmit e tyre.

“Transaksionet e transferimi të pasurisë tek personat e tretë do të anulohen dhe do të konsiderohen nul”.

Një pjesë e veçantë e paketës i kushtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët sipas ministres së drejtësisë në ditët e fundit para vettingut po sfidojnë shtetin me vendime korruptive.

Paketa e re sipas Gjonajt i jep policisë së shtetit dhe institucioneve të drejtësisë së re një mekanizëm efikas për bllokimin e pasurive të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA