10/01 23:24
Sot është dita e fundit e merkatos në shumë prej kampionateve më në zë në Europë dhe jo vetëm.
Klubet po tentojnë që të bëjnë goditjet e fundit, ku lëvizjet big thuajse kanë përfunduar por, nuk përjashtohet ndonjë surprizë në orët e fundit.
Kina është përfshirë ditët e fundit nga koronavirusi, ku OBSH ka shpallur edhe emergjencë shëndetësore në të gjithë botën ditën e djeshme.
Por kjo gjë nuk e ka frikësuar Blerim Xhemailin që ka vendosur të largohet nga Bolognia për tek ekipi kinez i Shenzhen.
/A.Pali/
Top Channel