Merkato, dita e fundit/ E kërkonte Inter dhe Napoli, zyrtarizohet tek klubi tjetër italian

31/01/2020 17:57

Sot është dita e fundit e merkatos në shumë prej kampionateve më në zë në Europë dhe jo vetëm.

Klubet po tentojnë që të bëjnë goditjet e fundit, ku lëvizjet big thuajse kanë përfunduar por, nuk përjashtohet ndonjë surprizë në orët e fundit.

Sofyan Amrabat ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Veronës këtë sezon, dhe në fillim të janarit tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, ku ka qenë shumë pranë Interit dhe Napolit.

Por mesfushori është zyrtarizuar për 20 milion euro tek Fiorentina dhe deri në qershor do të qëndrojë i huazuar tek Verona.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA