Avioni me më shumë se 100 pasagjerë të evakuar nga qendra e epidemisë kineze Vuhan është ulur sot në bazën ushtarake britanike të Brize në Oxfordshire, teksa solli 83 qytetarë britanikë nga qyteti i izoluar në qendër të epidemisë së koronavirusit.
Ata u pritën më pas nga shtatë autobuzë që i çuan menjëherë në spitalin Arrowe Park ku do të mbahen të izoluar për dy javë.
Avioni ishte nisur nga Vuhan në orën lokale 9.45 (2.45 ora shqiptare ) dhe pasagjerët kryen fluturimin 12-orësh nën mbikëqyrjen e mjekëve të ushtrisë.
Para nisjes pasagjerëve iu kërkua të nënshkruajnë kontrata për pranimin e karantinës mjekësore si kusht për pranimin në fluturim.
Ushtria tha se ata do të lejohen ‘të punojnë’ gjatë karantinës por nuk mund të takohen me vizitorë. Ushqimi i tyre do të vijë nga jashtë. Dy javë është koha maksimale e inkubacionit të virusit, që do të thotë nga momenti që nje njeri infektohet, deri në shfaqjen e simptomave.
Top Channel