Kupa e Mbretit në Spanjë vazhdon të dhurojë surpriza. Pas Atletico Madrid i tha lamtumirën para kohe kompeticionit edhe Sevilla që u eliminua në 1/8 e finaleve nga Mirandes.
Skuadra e qytetit Miranda de Ebro me 35 mijë banorë që luan në Segunda Division fitoi këtë përballje me Sevillan me rezultatin 3-1 duke e merituar plotësisht kalimin në çerekfinale. Mirandes e mori avantazhin që në minutën e 7 të sfidës me Aias pas një gabimi në mbrojtje të andaluzianëve.
Pas 23 minutave, po ky futbollist e ndëshkoi sërish Sevillan duke e cuar rezultatin në 2-0. Mirandes ishte superiore në Ado drejtim ndaj Sevillas dhe kërkoi të shënojë sërish dhe mundësinë e pati me një penallti në minutën e 54 por gjuajtja e Penas u prit nga portieri i Sevillas, megjithatë goli i tretë erdhi më vonë për Mirandes, me Alvaro Rey 5 minuta nga fundi i sfidës. Sevilla vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-1 me Noliton ne minutat shtesë të sfidës.
Barcelona u kualifikua me shumë lehtësi në Aerekfinale të Kupës së Mbretit. në Camp Nou skuadra katalanase shkatërroi Leganes me rezultatin 5-0 në një sfidë ku Lionel Messi shkruan një tjetër faqe të historisë së kësaj skuadra teksa regjistroi fitoren e 500 me fanelën blaugrana. Griezman hapi serinë e golave për Barcelonën, gol që u shoqërua nga ai i Lenglet. në pjesën e dytë Messi shënoi dy herë duke festuar në mënyrën më të mirë rekordin personal të tij dhe mes golave të tij qëndron ai i brazilianit Artur duke fiksuar rezultatin përfundimtar 5-0 të sfidës
Top Channel