Biznesmeni i kromit Murat Duriçi, 53-vjeç është gjetur i aksidentuar rëndë në një kanal në Bulqizë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërkohë që burime për Top Channel bëhet e ditur se viktima është përplasur nga një makinë që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia ka mundur ta identifikojë , ai është Mentor Ceku 45-vjeç, i cili është shoqëruar më pas në komisariat. Deri më tani dyshohet se Mentor Ceku ishte i dehur në momentin që drejtonte makinën.

Ndërsa biznesmeni Murat Duriçi i cili ka qenë duke ecur buzë rrugës është nisur drejt spitalit të Traumës në Kryeqytet, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA