Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi në Beograd se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Borrell:

Nuk na takon neve të vendosim se cilat do të jenë rezultatet përfundimtare, por i takon Beogradit dhe Prishtinës. Ne duhet të angazhohemi më fort sesa në muajt e mëparshëm dhe këtë e diskutova edhe me presidentin Vuçiç. Bashkimi Europian duhet të emërojë një përfaqësues të posaçëm, i cili do të jetë shumë i angazhuar sepse unë nuk jam i sigurt nëse do të kem kohë të mjaftueshme për t`a bërë këtë dhe për ta shtyrë dialogun përpara.

Borell shfaqi shpresën se dialogu do të rifillojë së shpejti. Ai tha se kur të ndodhë kjo, BE-ja do të jetë e gatshme të vazhdojë ndërmjetësimin. I pyetur të komentojë mbi përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Uashingtonit në bisedimet Prishtinë-Beograd, kreu i diplomacisë evropiane tha se nuk ka ndonjë dallim midis qasjes së Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në konferencën për shtyp me Borellin, Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të ulet në tryezë me Prishtinën kur kjo e fundit t’iu heqë taksën prodhimeve të importuara nga Serbia dhe të diskutojë për, siç tha, të gjitha çështjet thelbësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA