23/11 20:33
Kevin Prince Boateng e mbyll shumë shpejt përvojën e tij te Fiorentina. Ish-sulmuesi i Milanit dhe Sassuolos po në Serinë A ka vendosur t’i bashkohet Besiktasit në Turqi me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Praktikisht është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Boateng largohet pas gjashtë muajsh nga skuadra vjollcë, me të shënoi vetëm një gol në 15 ndeshje. Kujtojmë që sezonin e kaluar, pikërisht në këtë periudhë, Boateng u huazua nga Sassuolo te Barcelona, por e mbylli aventurën te “Blaugranat” pa lënë gjurmë.
Top Channel