Abbott: Britania do të vazhdojë të jetë partner i afërt me Kosovën pavarësisht daljes nga BE

31/01/2020 13:52

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott tha se Britania e Madhe do të jetë partner dhe mik i afërt i Kosovës pavarësisht se shteti nga vjen sot do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas Abot marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe janë të bazuara në historinë dhe vlerave të përbashkëta.

“Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor:, ka shkruar Abot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA