Shumica socialiste në parlament, tërhiqet nga rivotimi ligjit të portaleve kthyer nga presidenti Meta, në pritje të opinionit të komisionit të Venecias në Mars.

Parlamenti i dha dritën jeshile ndryshimeve në ligjin e ndërtimeve duke sanksionuar, detyrimin për kontrollin e të gjitha ndërtesave mbi 50 vite të vjetra. Siguria e ndërtimit tha kryeministri Edi Rama është fenomeni më i shëmtuar dhe më i rrezikshëm që e ka shoqëruar Shqipërinë në këto 30 vite.

“ Nuk mund të funksionojë kontrolli mbi lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale për të gjithë zinxhirin, që do të thotë, arkitektët nuk mund të dorëzojnë projektin në letër dhe të ikin. Arkitektët janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin në fund kur projekti është realizuar komformitetin e asaj godine që është ngritur me projektin që ata kanë dorëzuar në bashki. Konstruktorët nuk mund të mos mbajnë përgjegjësi penale nëse pasi merret leja në bashki për një godinë me 5 kate zhvilluesi i thotë hajde ta bëjmë 8 dhe konstruktori për t’iu adaptuar kërkesës së zhvilluesit bën një konstruksion për 8 kate”, tha Rama.

Sot është koha për të mos lejuar që këto fenomene të vazhdojnë të mbijetojnë dhe pas asaj tragjedie deklaroi kryeministri duke i çuar një paralajmërim të fortë ndërtuesve.

“ Le të çohen të gjithë ndërtuesit e Shqipërisë të bëhen bashkë e le të armiqësohen me ne e të bëjnë çfarë të duan, nuk kanë për të pasur më asnjë fleksibilitet e nuk do të kenë më asnjë fleksibilitet dhe do kenë nga kjo shumicë qeverisëse e shpresoj dhe nga të tjetër që janë këtu se kjo nuk ka të bëjë me politikën majtas djathtas, kjo ka të bëjë me diçka fare elementare për integritetin e shtetit”, tha Rama.

Por demokratja Rudina Hajdari nuk u pajtua me qëndrimet e kryeministrit duke replikuar ashpër.

“ Kush e benotizoj Durrësin? Vangjush Dako. Unë apo zoti kryeministër? Nuk meret me ta po me qytetarët e thjeshtë që ndërtojnë pa leje. Po si nuk ke turp,meresh me komisioner, bën takime me kancelaren Merkel e të tjerë dhe nuk ke të ngopur. Vetëm të dalësh në foto.”, tha Hajdari.

Përgjigjen Rudina Hajdarit kryeministri ia dha duke i kujtuar paraardhësin: Opozitën nuk e zgjedh, e ke. Opozitën e hoqën që këtej, tani kemi këtë këtu. Por në fjalimet tuaja zonja Hajdari ju jeni njësoj si ata që nuk janë këtu. Nëse ka një ndryshim mes jush dhe ish-kryetarit të partisë tuaj, ai gënjen dhe kupton, ju gënjeni dhe nuk kuptoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA