Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me Rudina Hajdarin, kryetaren e Grupit të Demokratëve.
Në debat e sipër Rama ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend, se Rudina Hajdari nuk është e vëtëdijshme për ato që nxjerr nga goja.
“Jeni kopje e zbehtë e origjinalit, kështu nuk sfidoni askënd. Nuk ju futet gjë në kokë, se e keni kokën të mbushur me brrockulla. Për çfarë korrupsioni flet, s’të vjen zor që je një grua dhe një nënë. Cilat pazare ndaj unë? Kjo është të flasësh brrockulla, ti nuk je e vetëdijshme për ato që nxjerr nga goja. Ti nuk e pararend fjalën, ti i shkon pas fjalës.
Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tend fizik, Saliun dhe Lulëzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh”tha Rama.
Top Channel