Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në parlament ku nisur nga tragjedia e 26 nëntorit foli edhe për abuzimin e ndërtuesve me lejet e e ndërtimit.
Ndryshimet në pr/ligjin për kontrolle në ndërtime, është i domosdoshëm tha kreu i qeverisë.
“Ligji për ndërtimet përmban elementë që mungonin. Do mbajnë përgjegjësi penale për gjithë zinxhirin e ndërtimeve. Ajo që ka ndodhur historikisht, tejkalimi jashtë kornizave i lejeve të ndërtimit. Nuk ka funksionuar kontrolli i lejeve të ligjshme që në fund rezultojnë të paligjshme.
Po të bënim një ekspozitë të atyre që miratohen e zbatuar realitet, do kishim botë krejt të ndryshme. Një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë skanë lidhje me lejet e ndërtimet të miratuar, si në cilësi ashtu dhe volum e formë. Nëse do ishin zbatuar projektet e miratuar nga bashkitë, do kishim sot qytete shumë më cilësorë. Ajo që ka ndodh historikisht dhe që ka sjellë pamundësinë e qytetarëve për të blerë pronën e tyre është tejkalim”, tha Rama.
Rama nuk la pa shigjetuar dhe atë çka ai e cilëson grupi “KÇK”, “Kap ça të Kapësh”, ku theksoi se në këto raste të abuzimit, ky grup ka gjunjëzuar shtetin.
“Nuk mundet që gjykatës t’i lihet është e rrezikshme shtesa apo jo, ajo është shkelje e ligjit. E dyta sjell përfitim të paligjsmëm ekonomik dhe financiar. Në fund nuk mundet që sistemi të mbrojë ndërtuesin që ndërton jashtë lejes dhe shet metra katror të paligjshme, ska ndërtesa gjysme të ligjshme e të paligjshme, do quhet e paligjshme e gjitha, smund të prishësh ti vetëm katin e 6. KCK nuk e ka lejuar këtë, e ka gjunëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesin, prandaj çdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, me shumë njësi, duhet ose shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. vetëm mbyllja e këtij cikli do bëjë që të kemi ndërtime në përputhje me ligjin”, tha Rama.
Top Channel