
24/02 12:26
Koronavirus ka tmerruar çdo vend të botë dhe alarmi e masat e ndërmarra janë të mëdha. K virus vazhdon të ndikojë në botën e sportit, pas shtyrjes së kampionatit Botëror të Atletikës (në sallë), ekipi kombëtar i femrave në futboll është në karantinë në një hotel.
Frika nga inferktimi nga ky virus ka ndalur shumë aktivitete sportive, duke filluar nga moto-sportet e deri te ski-ja.
Tashmë ka ardhur dhe radha e futbollit që të ndalet.
Federata Kineze e futbollit ka vendosur që për momentin të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për vitin 2020, për shkak të epidemisë që po tmerron botën. Ka qenë vetë Federata, e cila e ka komunikuar zyrtarisht këtë vendim.
Top Channel