Nga foltorja e Kuvendit deputeti Korab Lita deklaroi se ligjvënësit opozitarë pranuan mandatet për të përfaqësuar shqiptarët, por kjo nuk është ajo se çfarë po bën sipas tij Rudina Hajdari.
Ai e akuzoi atë se është bërë pjesë e pazareve politik për Reformën Zgjedhore: “Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik, është shenja e parë se si gara prishet dhe po bëhet pazar mes partisë”.
“Mandati i këtij parlamenti po përfundon. Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në horizont. Para dy javësh u ngrit këshilli politik me përfaqësues nga të gjitha partitë. Ne deputetët e opozitës parlamentare vendosemi në një kontekst të ri. Ne pranuam mandatet pasi kolegët tanë dogjën mandatet për ti dhënë shqiptarëve përfaqësim. Kjo s’do të thotë se ky përfaqësim duhet të çonte te pazaret. Ne si opozita i morëm mandatet kur rregullat e lojës ishin prishur. Unë në pjesën e mbetur të jetës së këtij parlamenti do i denoncoj.
Rikthimi i garës ndërpartiake ishte sfida jonë më e madhe. Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik, është shenja e parë se si gara prishet dhe po bëhet pazar mes partisë. Misioni ynë i vetëm ishte hapja e garës për të mos pasur lista të mbyllura. Unë druaj se ky mision është bërë i paqenë, pasi misioni i opozitës duhet të jetë denoncimi i opozitës së dorëhequr. Ky është misioni im personal. Gara politike do të kthehet një ditë në Shqipëri. Edhe sikur i vetëm do e përmbush këtë mision“, tha Lita.
Top Channel