Kryeministri në detyrë, i Kosovës Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Me këtë rast kanë biseduar rreth situatës politike në vend dhe për vizitën që do ta ketë Haradinaj javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lutjet e Mëngjesit.

Haradinaj ka shkruar se Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-të.

“Sot në mesditë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë takova Ambasadorin Philip Kosnett për të diskutuar aktualitetin politik në vend dhe agjendën e vizitës sime në SHBA për javën e ardhshme. Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-të”, shkroi Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA