“Fitova gruan”, Irgen Çela zbulon detajin se si “Çifti i lumtur” me Arjola Demirin u ngjiz në sheshxhirimet e “I Love Tropoja”

30/01/2020 07:18

Aktori i humorit Irgen Çela ishte i ftuar këtë të mërkurënë “Soiree” së bashku me aktorët e “I love Tropoja”.

Rolet e tij më të njohura në “Portokalli” janë “babë e bir” që e luan me aktorin Florjan Binaj, “2 policët” dhe “Çifti i lumtur” që më parë kishte si partnere Delinda Dishën ndërsa tani ka Arjola Demirin.

Pikërisht për rolin që ka me Arjola Demirin ai ka treguar një detaj shumë interesant në “Soiree”. Irgeni ka zbuluar se lidhja e tij me Arjolën u krijua dhe u ngjiz pikërisht tek sheshxhirimet e filmit “I Love Tropoja”.

“Fitova dashamirësi të madhe për vendin dhe për njerëzit. Fitova edhe gruan (duke drejtuar gishtin nga Arjola Demiri)”, ka treguar Irgeni duke ju referuar “Çifti i lumtur” në Portokalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA