Deputeti grek grisi flamurin, reagon ministri turk: Duhet t`i njohin kufijtë e tyre

30/01/2020 21:59

Gjatë një debati të zjarrtë mbi emigracionin, eurodeputeti grek Ioannis Lagos grisi në sytë e të gjithëve flamurin turk.

Shkak i zemëratës së Lagos, që ka qenë më parë anëtar i Parlamentit Grek për partinë e ekstremit të djathtë të Agimit të Artë, u bënë  deklaratat mbi situatën humanitare në ishujt grekë.

“Ne nuk dëgjojmë askënd të flasë për situatën e qytetarëve grekë. Të gjithë flasin për emigrantët. Po për të drejtat e qytetarëve grekë“, ka thënë ligjvënësi grek qartazi i zemëruar. Ai doli me pretendimin se 70% e grekëve janë kundër emigracionit të paligjshëm dhe se po sulmohen nga emigrantët. “ Ndërsa nga ana tjetër, kemi Turqinë që bën çfarë të dojë”, ka shtuar ai, duke grisur një letër që paraqiste flamurin turk, të cilën më pas e ka shtypur dhe me këmbë.

Eurodeputeti grek theksoi se Ankaraja duhet t`i japë fund, fluksit të emigrantëve, sic ka rënë dakort me BE-në. Madje ai pretendoi se Turqia po i lejon qëllimisht njerëzit që të nisen drejt Greqisë së përballur me ankesa e protesta mbi trajtimin që po u bëhet refugjatëve. Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe raportuesi për Turqinë ne  Parlamentin Europian, Nacho Sanchez Amor, e dënuan me forcë veprimin e Lagosit.” Fëmijët e hazdisur dhe racist të Europës duhet t`i njohin kufijtë e tyre”, tha Cavusoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA