Veshjet e (Pa) përshtatshme në shkollë/ Në mësim me pantallona të grisura ose minifunde

29/01/2020 20:18

Mësuesit dhe nxënësit, sipas rregulloreve të brendshme të shkollave, duhet të paraqiten në ambjentet e mësimit me uniformë.

Pavarësisht se kjo është e përcaktuar, dhe vetë mësuesit veshin përparësen e bardhë, nxënësit në gjimnaze dhe 9 vjeçare e shkelin këtë pikë të rregullores.

Keni uniformë?

Po kemi.

Pse se keni veshur?

Po se ditë me shi, nuk e veshim…

Sa e keni blerë?

20 mijë, kemi dhe për dimër e për verë. Po tani bëhen përjashtime, s’na thonë gjë mësuesit.

Ehu, sot e mërkurë, vetëm të hënë e veshim uniformën ne…

Ndërsa liceu artistik Jordan Misja në kryeqytet nuk e ka uniformën të detyrueshme dhe nxënësit nuk tregojnë kufizime në veshje gjatë ditëve të mësimit. Për ta nuk ka një kod veshje, sepse me veshjen shprehin personalitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA