Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e stome në Tiranë ku një 57-vjeçar ka rënë nga një lartësi dhe ka ndërruar jetë.

Top Channel mëson se viktima është Enver Levanaku, ai ka qenë duke punuar në tarracën e një shkollë kur ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel