Një i ri amerikan që doli përpara gjykatës me akuzën e zotërimit të marihuanës, u prangos menjëherë e u dërgua në gjyq pasi ndezi në mes të sallës një cigare hashash.
Spencer Boston ishte thirrur për ta diskutuar çështjen e tij para gjykatësit Haywood Barry. Ai nisi të argumentonte se marihuana duhej legalizuar dhe për demonstrim, e nxori nga xhep një cigare hashashi, e ndezi dhe filloi ta pinte.
Era e fortë e hashashit mbushi të gjithë sallën, që shpërtheu në të qeshura nga veprimi i të riut, i cili e prishi me sjelljen e tij aktivitetin normal të përditshëm të gjykatës. Nuk iu duk aq për të qeshur gjykatësit ndërkohë, I cili urdhëroi që Spencer të dërgohej në paraburgim, i akuzuar për sjellje të pahijshme dhe zotërim droge.
Top Channel