Ushtria amerikane ka njoftuar se është rritur numri i ushtarëve amerikanë që kanë pësuar dëmtime traumatike në tru, për shkak të sulmeve të Iranit, në një bazë ushtarake në Irak, në fillim të këtij muaji, raporton AP.

Nënkoloneli, Thomas Campbell, tha se 16 anëtarë të tjerë të shërbimit u diagnostikuan tani me dëmtime në tru, duke e çuar numrin në 50-të.

Javën e kaluar, Pentagoni tha që 34 anëtarë të shërbimit amerikan kishin pësuar dëmtime.

Fillimisht, Presidenti Donald Trump pretendoi se asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e Iranit në bazën ajrore të Ain al-Asad në Irakun perëndimor.

Simptomat traumatike mund të paraqiten përmes dhimbjeve të kokës, marramendjes, ndjeshmërisë ndaj dritës dhe vjelljes.

Presidenti Trump ka minimizuar pasojat duke thënë se “ai dëgjoi se ata kishin dhimbje koke dhe disa gjëra të tjera”.

Deklaratat zemëruan një grup të veteranëve të luftës në SHBA.

William Schmitz, komandanti kombëtar i Veteranëve të Luftërave të Huaja, tha të premten se grupi “pret një falje nga presidenti për burrat dhe gratë e shërbimit tonë për shkak të fjalëve të tij të gabuara”.

Sulmi i Iranit ishte si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak, Qasem Soleimani, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë sulmit iranian në bazën ushtarake kishte rreth 1.500 ushtarë amerikanë. Shumica kishin qenë duke hyrë në bunkerë pasi ishin njoftuar për sulmet me raketa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA