Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajmin e bën të ditur socialisti Ditmir Bushati përmes një statusi në facebook.

“Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt”, shkruan Bushati.

Këtë më herët e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama.

  Patentat/ Rama: Në shkurt vijnë ekspertët gjermanë! Në Greqi procedurat drejt parlamentit

  Njohje e patentave nga Gjermania/ Rama negocion me kancelaren Merkel marrëveshjen e re

Postimi i plotë

Parlamenti grek sapo ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithëse një hap i vonuar, ky është një lajm i mirë pasi marrëveshja e firmosur që në 11 maj 2018, pjesë e paketës së çështjeve të pazgjidhura Shqipëri-Greqi, i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë dhe grekë.

Marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve, shmang sorollatjen nëpër zyra, harxhimin e kohës dhe parave.

Rreth 700 euro kursejnë qytetarët, të cilët nuk do të kenë nevojë që të kryerjnë nga e para procedurat për t’u pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë përkohësisht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje drejtimi ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje është një tjetër arritje që pason marrëveshjen për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrimin pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt.

Greqia, përveçse një partner me rëndësi strategjike, anëtarë e NATO-s dhe BE-së, është fqinj me të cilin ndajmë përditshmërinë dhe fatet e përbashkëta për shkak të dinamikës së shkëmbimeve në të gjitha nivelet e lidhjet njerëzore.

Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjidhje për qyetarët në interes të dy vendeve tona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA