Gjatë një konference në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd, kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë gjë.

‘’ Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.

Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona.’’- thotë Rama.

Rama gjatë konferencës foli edhe për strehimin e muxhahedinëve dhe tha se Shqipëria do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi, ndërsa solli në vëmendje edhe ndihmën që iu është dhënë hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta.

E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar. Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA