Kremlini mendon t’i japë Vladimir Putin titullin ‘Lider Suprem’ pas ndryshimeve në kushtetutë

29/01/2020 18:00

Vladimir Putin mund të bëhet së shpejti ‘Lideri Suprem’ i Rusisë kur të tërhiqet nga posti i presidentit sipas ndryshimeve të propozuara në kushtetutën e vendit.

Zyrtarë të Kremlinit konfirmuan se titulli ishte një nga disa propozime që po shqyrtohen, por nuk i dhanë shumë rëndësi pasi Putin “nuk kërkon të përzihet” në të.

Propozimi është avancuar nga një komision qeveritar që po analizon ndryshimet kushtetuese, të cilët në Perëndim konsiderohen si përpjekje e Putin për të sunduar përtej mandatit të presidencës që i mbaron në 2024.

Dhoma e ulët e parlamentit rus Duma, ka miratuar reformat me një votë paraprake.

Ndërkohë propozimet janë nga më të ndryshmet: “Një prej tyre për shembull, riemërimi i postit të kreut të shtetit në ‘Lider Suprem’”, tha për mediat Pavel Krasheninnikov, zv. kryetar i komisionit, i cili shtoi se kjo ishte vetëm një prej propozimeve dhe nuk do të zbatohet detyrimisht.

“Për momentin jemi në fazën e diskutimeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Presidenti Putin nuk ka një opinion për këtë.’
Propozime të tjera përfshinin njohjen e Rusisë si “fuqi fitimtare” në Luftën e Dytë Botërore si dhe njohjen zyrtare të kristianizmit ortodoks si feja kryesore e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA