Parlamenti grek ka debatuar dhe votuar mëngjesin e së mërkurës në parim, për gjithë nenet në veçanti dhe tërësi të projekt ligjit”Ratifikimi i Marrëveshjes midis Republikës Greke dhe Republikës së Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit te automjeteve” .

Ligji në fjalë që ka qenë pjesë e diskutimeve të gjata brenda paketës se çështjeve që janë negociuar në vitet e fundit midis dy qeverive  i referohet njohjes së lejeve të drejtimit të lëshuara nga të dy vendet duke e bërë të mundur këtë proces  për ata persona që dëshirojnë të jetojnë apo të lëvizin përkohësisht në vendin fqinj.

Me njohjen e ndërsjellë të patentave, të gjithë qytetarët që banojnë në një prej dy shteteve, tashmë do të jenë në gjendje të marrin një patentë të vendit tjetër, pa pasur nevojë për provim teorik dhe praktik  duke shmangur zvarritjet e panumërta burokratike të viteve të kaluara, ndërsa për qytetarët shqiptarë ligji është edhe me i favorshëm pasi i lehtëson financiarisht nga pagesa më  e lartë e një patente në shtetin grek.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë legalisht në Greqi mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në leje greke vetëm duke e dorëzuar atë bashkë me një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit në qytetet e tyre të banimit në shtetin grek si dhe me një raport mjekësor i cili vërteton se janë të aftë fizikisht të drejtojnë një mjet motorik .

Ndërsa përsa u përket qytetareve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë për arsye, pune, familjare, shëndetësore apo për turizëm nuk ka me nevoje të pajisen me një patentë ndërkombëtare.

Marrëveshja e nënshkruar nuk ka një afat anulimi ,derisa një prej dy palëve të dëshirojë të tërhiqet prej saj. Konvertimi i lejes së drejtimit është i njëjtë edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri.

FOTO GALERI
20/38

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA