Finlanda konfirmon rastin e parë të koronavirusit në Lapland

29/01/2020 17:53

Një turiste kineze i cili u testua në një spital të Finlandës pas disa simptomave të shfaqura, u konfirmua se ishte prekur nga korovavirusi i panjohur që ka vrarë me shumë se 100 njerëz deri tani në Kinë.

Markku Broas i spitalit qendror të Lapland tha se turistja ishte larguar nga provinca kineze e Vuhan pesë ditë më parë. Provinca është epiqendra e epidemisë dhe është izoluar nga autoritetet kineze për parandalimin e përhapjes.

Turistja 32 vjeçare është në gjendje relativisht të mirë dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore shpejt pas shfaqjes së simptomave. Mjekët morën mostra të saj në spitalin e krahinës Lapland në Rovaniemi, ndërsa testimet e mëtejshme në Helsinki konfirmuan infeksionin.

Deri tani zyrtarët në Finlandë besojnë se rreth 15 njerëz mund të jenë ekspozuar ndaj infeksionit dhe autoritetet po monitorojnë personat e ekspozuar për periudhën 14 ditore të inkubacionit të virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA