“Dy satelitë të vjetër amerikanë mund të përplasen në orbitë”

29/01/2020 16:39

Kompania për vëzhgimin e satelitëve Leolav paralajmëroi se dy satelitë të vjetër që i përkasin SHBA-ve do të ballafaqohen me rrezikun e përplasjes në orbitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Leolab tha se sateliti astronomik infrared (IRAS) i NASA-s dhe sateliti i eksperimetit për stabilizimin e gravitetit (GGSE-4), të Forcave Ajrore Amerikane do të kalojnë në afërsi me njëri-tjetrin në orbitën e ulët që përkon mbi Pittsburg të SHBA-ve.

Siç thonë nga kompania, dy satelitët jofunksional që lëvizin në orbitë në drejtime të kundërta me shpejtësi konstante prej 14.7 kilometra në sekondë, parashikohet që të afrohen me njëri-tjetrin 15 deri në 30 metra.

Kjo afërsi mes dy satelitëve mund të sjellë edhe rrezikun e përplasjes për shkak se të dy satelitët janë jashtë funksionit dhe nuk mund të kontrollohen nga toka.

Në rast të përplasjes së tyre ka shqetësime për përhapjen në masë të madhe në orbitë të mbetjeve satelitore dhe se kjo mund të përbëjë rrezik edhe për satelitët e tjerë.

Sateliti IRAS i lëshuar në hapësirë nga NASA në vitin 1983 ishte teleskopi i parë hapësinor me infrared. Sateliti funksionoi më pak se një vit.

Sateliti GGSE-4 i Forcave Ajrore Amerikane u lëshua në hapësirë në vitin 1967 me qëllim të eksperimenteve në kuadër të një punimi ku u hulumtuan parimet në modelimin e mjeteve hapësinore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA