“Banda më futi në burg”, Dritan Zagani intervistë për “RAI3”: Si rashë në gjurmët e një Audi të zi…

29/01/2020 20:47

Televizioni i njohur italian ‘RAI3’ ka publikuar një intervistë me ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani. Në këtë intervistë Ygani flet për trafikun e lëndëve narkotike që bëhej në vend në kohën kur ministër i Brenshëm ishte Saimir Tahiri.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” dëgjohet të thotë Zagani në intervitën e dhënë për Rai 3.

Televizoni italian thotë se Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që sot është jeton në Zvicër ku ka kërkuar azil politik.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, tha Zagani.

Pas akuzave dhe hetimeve për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit u detyrua të jepte dorëheqjen.

Ishin kushërinjtë e Tahirit, vëllezërit Habilaj të cilët u arrestuan në Katania për trafik droge, të cilët u bën shkas për përfshirjen në hetime edhe të ish ministrit të Brendshëm.

Kujtomë se Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim. “Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani.

Kjo nuk është hera e parë që RAI3 i kushton rëndësi kanabizimit dhe akuzave të përfshirjes së politikanëve në këtë vepër penale. Pak ditë më parë u publikua edhe një dokumentar ku flitet për shumfishimin e trafikut të drogës. I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë, duke mohuar se realiteti përputhet me kronikën në fjalë.

Top Channel