Të paktën tetë njerëz u vranë në një zjarr që “gëlltiti” të paktën 35 anije të ankoruara përgjatë lumit Tenesi, sipas shefit të zjarrit të Scottsboro, Gene Necklaus.

Ai tha se të tetë personat që konsideroheshin të zhdukur kanë humbur jetën dhe se bilanci i viktimave mund të jetë më i lartë pasi nuk dihet se sa njerëz ishin në rrënojat, raporton AP.

Sipas tij, shumica e anijeve u përdorën për strehim, dhe një zjarr shpërtheu pas mesnatës kur njerëzit po flinin.
Mësohet gjithashtu, se 7 persona të tjerë shpëtuan pasi u hodhën në ujë, ata u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Ekipet e kërkim-shpëtimit do të kërkojnë ujin për t’u siguruar që nuk ka viktima të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA