Lind fëmijën dhe e fut në lavatriçe, justifikimi shokues në polici

28/01/2020 11:25

Se çfarë ka ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në atë shtëpi në Talitsa të Rusisë, mbetet mister. E vetmja gjë e sigurt është se 31-vjeçarja Nadezhda Zavialova, silli në jetë fëmijën që mban në bark në shtëpinë e tij, por kur mjekët shkuan tek ajo, e gjetën foshnjën brenda në lavatriçe.

Gruaja vijon të pretendojë se vogëlushi, i ardhur në jetë para kohe, kishte vdekur gjatë lindjes. Por diçka në rrëfimin e saj nuk e bind policinë, e cila po heton lidhur me ngjarjen, duke bërë që gruaja të vihet nën hetim.

Nga hetimet paraprake dihet se Denis, burri i 31-vjeçars, telefonoi policinë në mëngjes, pasi e gjeti të shoqen të larë në gjak.

Kur mjekët mbërritën, vogëlushi ishte brenda në lavatriçe. Lajmi në fjalë ka tronditur Talitsa, ku Nadezhda ishte e njohur për punën e saj si parukiere.

Miqtë e saj tregojnë se gruaja ka tre fëmijë dhe se ishte një nënë shumë e mirë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA