PSA Group ka vendosur të evakuojë personelin nga fabrikat e saj në Wuhan, Kinë, për shkak të rrezikut të koronavirusit vdekjeprurës.
Kompania franceze ka njoftuar se janë evakuuar 38 persona, në bashkëpunim të plotë me autoritetet kineze dhe me ndihmën e konsullatës franceze.
Personat e evakuuar janë vendosur në karantinë menjëherë para se të ktheheshin në vendet e tyre të lindjes.
Kompanitë franceze kanë kohë që veprojnë në Wuhan si investitorë të fortë, dhe PSA përveç kësaj ka hapur edhe tre impiante të tjera në bashkëpunim me Dongfeng Motors, dhe gjithashtu ka bashkëpunim me Renault dhe furnitorët Valeo dhe Faurecia.
Javën e kaluar, Renault tha se ka mbyllur fabrikën e tij në Wuhan, dhe situata ende monitorohet rregullisht, transmeton KosovaPress.
Top Channel