Eduart dhe Merushe Agalliu,në skamje të plotë,tregojnë momentet kur vdiqën fëmijët dhe dhomën në të cilën ata ndodheshin. Prindërit:-“Fëmijët nuk vuanin nga anjë sëmundje”.

Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjeve 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit,prindërit e foshnjeve rrëfejnë momentet e fundit të jetës së bebeve dhe si rrodhën ngjarjet mëngjesin e djeshëm.

Eduart dhe Merushe Agalliu tregojnë se mëngjesi i djeshëm ishte si çdo mëngjes tjetër, ku pasi i kishin ushqyer fëmijët me qumësht kutie siç bënin gjithmonë, i kishin vendosur në krevatin e tyre për të fjetur. Pasi ata kishin pirë kafen e mëngjesit që nuk kishte zgjatur më shumë se 20-minuta, nëna Merushja kishte shkuar në dhomën ku ndodheshin fëmijët dhe kur i kishte prekur kishte vënë re se ata ishin të dy të ftohtë.

Në këtë moment, ku fëmijët nuk reagonin aspak ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin, kanë filluar të bërtasin nëpër shtëpi pasi nuk kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me bebet dhe përse ata nuk merrnin frymë.

Menjëherë prindërit kanë njoftuar ambulancën por fëmijët ishin të vdekur që në shtëpi dhe pas mbërritjes në spital, i kishin çuar në morg. Prindërit tregojnë se, janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijëve. Ndërkohë që nëna e foshnjeve tregon momentet kur ka ndodhur ngjarja dhe krevatin ku ishin duke fjetur dy foshjet R.Agalliu dhe R.Agalliu dhe deklaron se, fëmijët e saj nuk vuanin nga asnjë sëmundje, përveçse kishin lindur pak të vegjël në peshë, babai Eduart Agalliu rrëfen mes lotësh edhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilët jeton familja e tij.

Eduarti pohon se, në familjen e tij i vetmi që punonte ishte ai pasi nusja nuk mund të punonte se duhet të kujdesej për binjakët dhe dy fëmijët e tjerë, 5 dhe 6-vjeç. Eduarti pohon se, ai punon në të zezë, vetëm 5-ditë në muaj dhe të ardhurat që ai siguron janë 50 mijë lekë (të vjetra). “Me këto pak lekë është e pamundur të ushqej familjen, por skam çfarë të bëj tjetër. Më kanë ndihmuar me qumësht dhe ushqime disa shoqata, por edhe me këto nuk kemi mundur dot të ushqehemi si gjithë të tjerët”,-shprehet ai.

Eduarti kërkon nga shteti zbardhjen e të vërtetës në lidhje me shkaqet e vdekjes së dy fëmijëve të tij binjakë 5-muajsh, ndërkohë që tregon se fëmijët i sollën nga morgu në shtëpi dhe më pas i varrosën në orën 17:00 pasdite,p asi nuk përballonin dot gjendjen e rënduar të dy fëmijëve të tjerë kur panë në mes të shtëpisë dy arkmortet me vëllezërit e vdekur.

Edhe për dy gjyshërit e binjakëve 5-muajsh që gjetën vdekjen mëngjesin e djeshëm në krevatin e tyre, vdekja është e pashpjegueshme. Ahmet dhhe Merushe Agalliu pohojnë se,fëmijët nuk ishin afër sobës në momentin kur ndërruan jetë por në krevatin e tyre në dhomën e gjumit. Gjyshja shpjegon momentet e tmerrshme kur panë se fëmijët ishin pa shenja jete dhe dyshon se,vdekja e papritur mund të ketë ardhur nga ndonjë temperaturë e fshehur ose mund të jenë prekur nga “sëmundja e fëmijëve”. Gjyshi, Ahmeti,mes lotëve rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jeton djali i tij së bashku me familjen dhe kërkon ndihmë nga shteti për ti gjetur një punë djalit të tij,që ushqen i vetëm familjen në të zezë. Ai pohon se,kanë vajtur disa herë në bashki për të kërkuar ndihmë ekonomike por nuk ju është dhënë.

Një tjetër dëshmitare e ngjarjes së rëndë ka qenë edhe halla e fëmijëve, Aldeta Muçogllava. Ajo tregon mes lotësh momentin kur kuptuan se fëmijët nuk merrnin më frymë dhe pohon se,ata nuk vuanin nga asnjë sëmundje dhe nuk kishin shkuar asnjëherë në spital për vizita.

Dy foshnjat binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e ditës së dielë në banesën e tyre në periferi të qytetit të Beratit,në lagjen “Uznovë”. Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në morg ku ju nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve. Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë,nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigjja që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA