Tërmeti në Turqi/ Gazetari jep detajet e fundit dhe sqaron deklaratën e ministrit live në Open

27/01/2020 22:37

Tërmeti në Turqi ka shkaktuar 41 viktima dhe rreth 1600 të plagosur. Për të rejat më të fundit gazetari Abdulvehap Ejupi dha të rejat më të fundit nga situata në Turqi.

‘Tani kanë përfunduar kërkimet pasi besohet nga ekipet se nuk ka më persona nën rrënoja. Familjeve të prekura qeveria turke do u japë 1000 euro si fillim për të përballuar situatën fillimisht pastaj do të merren masa për rindërtimin e banesave’- tha Ejupi.

Po si e prisni deklaratën e ministrit ku thotë se pritet tërmet në Stamboll?- e pyeti Eni Vasili.

Ashtu siç e tha dhe profesori tërmetet nuk parashikohen. Këtu sizmologët e kanë përgënjeshtruar deklaratën duke thënë se tërmetet nuk parashikohen por deklarata e ministrit nuk ishte në formën e parashikimit- tha gazetari në një lidhje live në Open.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA