Tek mjediset e Europe House është mbledhur katërshja e reformës zgjedhore Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari, Vasili po ashtu edhe ekspertët përkatës në atë që u quajt më herët si “këshilli politik”.
Këshilli politik u formua me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.
Opozita e Bashkuar, përfaqësohet në Këshillin Politik, me:
1- Oerd Bylykbashi;
2- Petrit Vasili;
3- Mesila Doda;
4- Fatmir Mediu;
5- Vangjel Dule
Nga mazhoranca dhe opozita parlamentare:
Bashkedrejtuesit e Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore
DAMIAN GJIKNURI
RUDINA HAJDARI
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste
ERVIN BUSHATI
Grupi Parlamentar Demokrat
MYSLYM MURRIZI
Grupi parlamentar i pavarur
NIMET MUSAI
Top Channel